Skip to content

Mimoza Journey

Menu
  • Home
  • Lajme
  • Video
  • Blog
  • English
  • Rreth Nesh
  • Kontakti
Menu

Zhvillimi Teknologjik në Kosovë, Intelegjenca Artificiale dhe Veglat Teknologjike

Posted on July 16, 2024March 5, 2025 by Mimoza Gavrani

Në vitet e fundit, Kosova ka ndjekur me vendosmëri zhvillimin teknologjik si një mjet për të përmirësuar ekonominë dhe cilësinë e jetës për qytetarët e saj. Me një popullatë të re dhe të aftë në teknologji, Kosova ka njohur rëndësinë e investimeve në teknologji për të nxitur inovacionin dhe rritjen ekonomike.

Alma Fazliu – Eksperte e Kodimit & Shkencëtare e të Dhënave, si dhe Dafina Ajeti – Drejtuese dhe Themeluese e DXA Business Solutions, shpalosen me shikuesit tane eksperiencën e tyre unike në mësimin e teknologjisë, rrugën e tyre drejt ekspertizës, dhe sfidat që kanë përballur në rrugën e tyre profesionale.

Mysafiret gjithashtu potencuan qe Kosova po përqafon inteligjencën artificiale (IA) si një teknologji transformuese me potencialin për të revolucionarizuar sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Aplikimet e IA po eksplorohen në fusha si shëndetësia, arsimi, financat dhe bujqësia për të rritur efikasitetin dhe produktivitetin.

Ju ftojmë të na ndiqni këtë të shtunë në edicionin e @MimozaJourney :

Raporto diskriminimin tek [email protected]

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Mimoza Journey”. 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 Portali "Mimoza Journey"

  • Privacy Policy