
Në bisedën tonë,eksploruam në thellësi biografinë e tij, duke përfshirë periudhën e studimeve në Austri, aspektet e jetës private si familja, si dhe balancën midis angazhimeve profesionale dhe jetës personale. Po ashtu, do të diskutojmë perspektivën e profesorit Canaj në evoluimin e mënyrës së mësimdhënies, duke filluar nga përvoja e tij deri te përfitimet akademike te studentët në përdorim të teknologjisë së fundit në fushën e arsimit. Për më tepër, do të theksojmë rëndësinë e arsimit dhe dallimin e formave të të nxënit, si dhe diversitetin që vjen si element nga studimet jashtë, si vlerë e shtuar në procesin edukativ.
Evolucioni i mësimdhënies përmes integrimit të teknologjisë ka sjellë përfitime të shumta në arsim, veçanërisht për studentët e komunitetit. Canaj, është një figurë e rëndësishme ne vend dhe regjion, e cila kombinon një profil të pasur në fushën akademike dhe diplomacinë. Si profesor në Universitetin për Biznes dhe Teknologji-UBT, analist politik, ish-diplomat kosovar, ai eshte edhe autor i libri.
Ju ftojmë të na ndiqni këtë të shtunë në edicionin e @MimozaJourney :