Skip to content

Mimoza Journey

Menu
  • Home
  • Lajme
  • Video
  • Blog
  • English
  • Rreth Nesh
  • Kontakti
Menu

Përspektiva e të rinjve në Kosovë dhe në rajon nga zyra e Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rino(RYCO)

Posted on July 16, 2024March 5, 2025 by Mimoza Gavrani

RYCO është një mekanizëm institucional funksional, i cili ka për qëllim promovimin e frymës së pajtimit dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve në rajon përmes programeve të shkëmbimit. Kosova është një ndër themeluesit e RYCO-s, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Mandati i RYCO-s u miratua nga marrëveshja për krijimin e RYCO-s, e nënshkruar nga gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, në Korrik 2016.

RYCO është ndërtuar mbi shembullin e Zyrës së Bashkëpunimit Rinor Franko-Gjerman (FGYO/OFAJ), e themeluar përmes marrëveshjes së miqësisë Franko-Gjermane, Traktati “Elysée” në vitin 1963.

Qëllimi i tij është të mbështesë projektet rinore që kontribuojnë në promovimin e diversitetit dhe vlerave demokratike për avancimin e bashkëpunimit rajonal të qëndrueshëm dhe mobilitetin ndërmjet të rinjve. Organizata financion projekte të zbatuara nga shkollat dhe Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC). Projektet përfshijnë tematika të tilla si mësimi ndërkulturor, qytetaria aktive dhe pjesëmarrja në proceset vendimmarrëse nga të rinjtë, si dhe përfshirja sociale dhe promovimi i punësimit të të rinjve.

Krenare Gashi-Krasniqi – Drejtuese e Zyres së RYCO-së në Kosovë,Ramadan Sokoli dhe Dardana Fetahu – Perfaqësues të RYCO- na udhëzuan në rrugën drejt të kuptuarit më të mirë të sfidave dhe mundësive
për të rinjtë në Kosovë në këtë kontekst të rëndësishëm rajonal.Impakti I projektit regjional “Supershkollat” dhe shume mundesi te tjera me fokus tek te rinjet.
Ju ftojmë të na ndiqni këtë të shtunë në edicionin e @MimozaJourney :

Raporto diskriminimin tek [email protected]

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Mimoza Journey”. 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 Portali "Mimoza Journey"

  • Privacy Policy