Rëndësia e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit në Kosovë dhe Ndikimi i saj në Ekonominë e Vendit
Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) luan një rol thelbësor në ekonominë e vendit duke mbështetur dhe promovuar industrinë e përpunimit të drurit. Kjo shoqatë ndihmon në rritjen e kapacitetit prodhues të ndërmarrjeve, përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe zgjerimin e tregjeve për prodhimet vendase. Përmes trajnimeve, konsultimeve dhe krijimit të rrjetit të bashkëpunimit, SHPDK kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin e rolit të grave në sektorin e biznesit. Shoqata gjithashtu mbështet inovacionin dhe zbatimin e standardeve të larta të cilësisë, duke ndihmuar kështu në rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare.
Në këtë emision të veçantë të emisioni Mimoza , kishte nderin të mirëpres Arieta Vula Pozhegun, Drejtore Ekzekutive në Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës. Arieta është një nga figurat kryesore në industrinë e përpunimit të drurit në Kosovë dhe një model frymëzues për gratë sipërmarrëse.
Gjatë kësaj interviste, Arieta do të ndajë me ne përvojën e saj të pasur dhe të suksesshme në këtë sektor.
Per me shume detale ju ftojmë të na ndiqni këtë edicionin e rradhes në YouTube @MimozaJourney :