Skip to content

Mimoza Journey

Menu
  • Home
  • Lajme
  • Video
  • Blog
  • English
  • Rreth Nesh
  • Kontakti
Menu

Edukimi jo formal, mentorimi, tutorimi dhe rendësia e hulumtimeve në integrimit social

Posted on July 20, 2024March 5, 2025 by Mimoza Gavrani

Edukimi jo formal përfshin të gjitha format e mësimit që ndodhin jashtë sistemit tradicional të shkollimit. Ky lloj edukimi është thelbësor për zhvillimin personal dhe profesional të individëve dhe ka një ndikim të rëndësishëm në integrimin social të komuniteteve të margjinalizuara. Ky koncept do të trajtojë rëndësinë e edukimit jo formal dhe rolin e hulumtimeve në procesin e integrimit social.

Edukimi jo formal përfshin aktivitete të ndryshme edukative si trajnime, seminare, punëtori, klube të ndryshme, dhe projekte komunitare. Këto aktivitete mundësojnë që individët të zhvillojnë aftësi praktike, të rritin vetëbesimin dhe të zgjerojnë rrjetet e tyre sociale. Ndryshe nga edukimi formal, edukimi jo formal është më fleksibël dhe mund të përshtatet më mirë me nevojat e ndryshme të grupeve të ndryshme të shoqërisë.

Mysafiri i radhës Genc Broqi, Drejtor i Programeve, ekspert i menaxhimit dhe i monitorimit në vend, foli lidhur me temen dhe shpalosi me shume nga puna e tij ne: Promovimi i Pavarësisë dhe Vetëbesimit: Zhvillimi i Aftësive Sociale dhe Emocionale, si dhe Përfshirja e Komuniteteve të Margjinalizuara për një integrim më të mirë social dhe ekonomik.

Broqi është një figurë e rëndësishme në vend, i cili kombinon një përvojë më shumë se 20 vjeçare në sektorin e shoqërisë civile dhe hulumtimeve me bazë në komunitet. Ai është i përfshirë kryesisht në tema të integrimit socio-ekonomike,edukimit, dhe te drejtat e njeriut, duke u fokusuar veçanërisht në targetimin e nevojave te komuniteteve të pakicave dhe të vulnerable në vend.

Mos e humbni këtë bisedë frymëzuese dhe të rëndësishme! Bashkohuni me ne për një mbrëmje interesante dhe plotë informacion!

Per me shume detale ju ftojmë të na ndiqni këtë të shtunë në edicionin e @MimozaJourney

#Mimoza#EdukimiJoFormal#IntegrimiSocial#Mentorimi#tutorimi

Raporto diskriminimin tek [email protected]

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Mimoza Journey”. 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 Portali "Mimoza Journey"

  • Privacy Policy