Skip to content

Mimoza Journey

Menu
  • Home
  • Lajme
  • Video
  • Blog
  • English
  • Rreth Nesh
  • Kontakti
Menu

Elbert Krasniqi: Ministër i Administratës së Pushtetit Lokal dhe Udhëheqës i IRDK

Posted on October 7, 2024March 5, 2025 by Mimoza Gavrani

Në episodin e programit tonë ‘Mimoza’, mysafir i veçantë ishte Elbert Krasniqi, një politikan i nivelit elitar në Kosovë dhe lider i komunitetit egjiptian. Krasniqi aktualisht mban pozitat e ministër të administratës së pushtetit lokal dhe udhëheqës i Nismës së Re Demokratike të Kosovës. Ai ka shërbyer edhe si deputet dhe është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, duke magjistruar më pas në diplomaci në Shkup.

Që nga viti 2007, Krasniqi është angazhuar në çështjet e komunitetit dhe pushtetit lokal, duke promovuar dhe zbatuar projekte rajonale dhe ndërkombëtare që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Në këtë intervistë ekskluzive, ai do të ndajë më shumë aspekte të panjohura më parë nga jeta e tij personale, duke filluar nga synimet e tij të hershme, e deri te hobit dhe një ditë të zakonshme me familjen e tij.

Bëhuni pjesë e këtij diskutimi frymëzues dhe mos e humbisni mundësinë për të mësuar më shumë mbi këtë figurë të rëndësishme në politikën kosovare!

Raporto diskriminimin tek [email protected]

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Mimoza Journey”. 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 Portali "Mimoza Journey"

  • Privacy Policy