Në episodin e rradhes të programit tonë, mysafire e veçantë ishte Donika Zogu, liderja e YDC (Youth Development Centre), e cila diskutojë mbi rolin e të rinjve në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Donika ka një përvojë të gjerë në mbështetje të të rinjve, duke promovuar iniciativat që fuqizojnë zërin e tyre dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Ajo ndau perspektivat e saj mbi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen të rinjtë sot, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e politikave që ndihmojnë në avancimin e kushteve të jetesës.
Ky diskutim ofrojë një pasqyrë të vlefshme mbi potencialin e të rinjve si agjentë të ndryshimit dhe do të shqyrtojë rolin e organizatave si YDC në ndihmën e rinisë për të arritur qëllimet e tyre. Bëhuni pjesë e këtij diskutimi frymëzues dhe mos e humbisni mundësinë për të mësuar më shumë rreth ndikimit të të rinjve në formësimin e të ardhmes së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor!
Për më shumë, ndjekni ne në YouTube në kanalin tonë Mimoza Journey.

