Pylljon Nura, Menaxher Projekti në Këshillin e Konsulentëve të Biznesit (BCC), diskutoi gjatë intervistës për “Mimoza Journey” mbi zhvillimet e fundit në tregun e konsulencës në Kosovë. Ai ndau perspektivën e tij mbi rritjen e këtij sektori, duke theksuar rëndësinë e adaptimit të kompanive ndaj teknologjisë dhe inovacionit.
Nura shpalosi detaje të rëndësishme për Programin Ekzekutiv për Transformimin Dixhital, një iniciativë kyçe që synon të ndihmojë bizneset të përqafojnë teknologjitë e reja dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre konkurruese. Ai gjithashtu ndau planet për të ardhmen, duke përfshirë më shumë investime në trajnime dhe zgjidhje dixhitale për bizneset në Kosovë.
Për të mësuar më shumë rreth këtyre temave dhe të ardhmes së tregut të konsulencës, ndiqni intervistën e plotë në YouTube në linkun e mëposhtëm: